October 11, 2024
BallinaMaqedoni

Filipçe uron 11 Tetorin – Tërheq paralele mes luftës historike për Maqedoninë e lirë dhe sfidave moderne që po përballet vendi sot

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një video-mesazhi ua ka uruar qytetarëve 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Kombëtare.

Në fjalimin e tij, Filipçe bëri paralele mes luftës historike për Maqedoninë e lirë dhe sfidave moderne me të cilat po përballet vendi sot.

Ai theksoi se populli maqedonas gjithmonë ka fituar kur ka qenë në anën e duhur të historisë dhe ka theksuar se sot beteja për të ardhmen evropiane është detyra më e rëndësishme për gjeneratat e sotme.

“Falë urtësisë së partizanëve, ne përgjithmonë hymë në listën e kombeve fitimtare dhe shteti maqedonas u bë realitet në hartën politike të Evropës dhe botës. Nuk duhet ta harrojmë kurrë atë mësim historik. Ne në LSDM, si vazhdues i traditës së LNÇ dhe vlerave të KAÇKM-së, gjithmonë kemi punuar dhe do të punojmë në frymën e kësaj tradite fituese. Pra, rrënjët tona janë në luftën e guximshme të partizanëve dhe ajo trashëgimi ende i përcakton vlerat tona sot – liria, drejtësia sociale, pavarësia dhe përparimi janë përcaktimet kryesore politike të socialdemokracisë bashkëkohore maqedonase dhe ne jemi krenarë për të kaluarën tonë të ndritur”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së./Alsat.mk