October 10, 2024
Shqipëri

Po ju shkruajmë me zemra të rënduara, Ridiana 6 vjeçare ka nevojë për ndihmë

Linkun e GOFUNDME e gjeni në story!

Ridiana është një vogëlushe 6-vjeçare e cila ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Ajo po përballet me një tumor qelizor jashtëzakonisht agresiv, i cili është përhapur me shpejtësi në mushkërinë e saj.

Pas operacionit të parë që nuk solli përmirësim, e vetmja shpresë është transportimi i saj urgjent në Turqi brenda 48 orëve për trajtim mjekësor.

Pavarësisht mbështetjes së familjes së saj të afërt, kostoja e trajtimit është e jashtëzakonshme dhe ata nuk munden ta përballojnë. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’i japë Ridianës një mundësi për të vazhduar jetën.

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë apel për të arritur sa më shumë njerëz.

Familja e Ridianës ju falënderon nga zemra për çdo mbështetje dhe mirësinë tuaj!

Apeli i familjes:

APEL PER NDIHME,

Po ju shkruajmë me zemra të rënduara, por gjithashtu me shpresë për një vajzë të guximshme 6-vjeçare, e cila po përballet me një tumor qelizor shumë agresiv dhe të avancuar. Tumori është përhapur në mushkëri brenda disa ditësh dhe operacioni i saj i pare para pak ditesh nuk ndihmoi. Pasaporta e saj e parë u lëshua vetëm këtë javë, duhet te transportohet në Turqi brenda 48 orëve të ardhshme për trajtim urgjent mjekësor. Kjo është e vetmja mundësi për të mbrojtur vogëlushen tonë nga përhapja e mëtejshme e tumorit. Familiaret e saj te afert kontribuan per koston e paimagjinueshme te trajtimit te saj por nuk vetem nuk ia dalim dot.

Jeta e Ridianës sapo ka filluar. Pavarësisht dhimbjes së paimagjinueshme në dhomën e saj të vogël të spitalit, sytë e saj janë ende plot jetë dhe ëndrra.

Ky GoFundMe është shpresa jonë e vetme—shpresa e vetme e Ridianës tone.

Nëse nuk jeni në gjendje të kontribuoni financiarisht, ju lutemi ndihmoni duke e shpërndarë!

Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj.

Me mirënjohje, Prindërit e Ridianës dhe vëllai i saj i vogël