October 9, 2024
BallinaMaqedoni

Mexhiti: Sot zhvillova një takim të rëndësishëm me ambasadorin e Shqipërisë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani.

“Në kuadër të takimeve të rregullta, sot zhvillova edhe një takim të rëndësishëm pune me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, z. Denion Mejdani. Diskutuam situatën aktuale në vend dhe bashkërendimin për adresimin e sfidave që prekin vendin dhe qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.