October 8, 2024
BallinaMaqedoni

Nënë me vajzën katërvjeçare u gjetën të vdekura në në fshatin Sllatinë të Tetovës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 4-vjeçare në shtëpinë e tyre. Ndërkohë, kreu i familjes dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës janë pranuar për obduksion.

Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.