Votoni Adnan Rexhepin, kandidatin e vetëm shqiptar në qytetin Namur të Belgjikës
Miq, banore te Komunes se Namurit.
Siç e dini me 13 tetor 2024 mbahen zgjedhjet komunale ne gjithe Belgjiken, gjithashtu edhe per Komunen e Namurit. Per te krijuar nje mendim me te qarte mbi kandidatin e vetem, perfaqesues i komunitetit shqiptar ne Komunen Namur z. Adnan Rexhepi, po perpiqem t’ju jap disa pergjigje mbi aktivitetin shoqeror shume te dendur, ne ndihme te mireintegrimit te komunitetit shqiptar ne shoqerine belge, por edhe te ruajtjes te mosasimilimit gjuhesor dhe kulturor te ketij komuniteti.
Perse duhet votuar Adnan Rexhepi?
-Sepse eshte i angazhuar ne politike prej 12 vitesh si keshilltar komunal duke treguar stabilitet dhe integritet, duke qene nje faktor ndermjetesues ndihmes ndaj komunitetit shqiptar, ne mireintegrimin shoqeror si dhe nje mbrojtes i te drejtave te tyre legjitime.
-Sepse eshte i vetmi kandidat me origjine shqiptare nga te gjitha partite politike ne Provincen e Namurit, qe ka marre pergjegjesine te paraqitet perballe jush duke kerkuar besimin dhe kofidencen tuaj.
-Sepse eshte nder ndermjetesit kryesor per arritjen e Binjakezimit te Komunes se Namurit me Komunen e Prishtines.
-Sepse ka krijuar ura bashkepunimi dhe partneriteti, duke konkretizuar ndihma te derguara me mjete kundrazjarrit, pajisje spitalore, pajisje te sigurise rrugore ne Prishtine, Presheve, Malesi e Madhe etj.
-Sepse eshte themelues dhe Presidenti i Shoqates ‘’Nënë Tereza’’ Namur, shoqate me aktivitete shume te dendura humane, kulturore qe ushtron shume aktivitete patriotike per ndergjegjesim kombetar prej vitesh.
– Sepse ne kujdesin e tij sot ne Namur kemi shkollen plotesuese shqipe ‘’Faik Konica’’, me kater nivele per femije dhe te rritur, ku femijet tane mesojne gjuhen e bukur shqipe, duke luftuar direkt asimilimin gjuhesor.
Sepse ne bankat e kesaj shkolle kane kaluar me dhjetra shtetas belgj te origjines, qe duan te mesojne gjuhen shqipe dhe kulturen shqiptare.
Sepse ne ambientet e kesaj shkolle, jepen edhe kurse per mesimin e gjuhes frenge, çka u sherben mjaft personave integrimin sa me te shpejte gjuhesor ne shoqerine belge.
-Sepse ne periudhen e krizes sanitare te Covidit, per disa muaj organizoi me shoqaten ‘’Nene Tereza’’ qe ai kryeson, shperdarjen e ndihmave ushqimore dhe materiale javore per me shume se 80 familje ne nevoja urgjente mbijetese ne ate periudhe izolimi te plote.
-Sepse se bashku me shkollen ‘’Faik Konica’’ te integruar ne Shoqaten ‘’Nene Tereza’’, organizojne tashme prej vitesh ne Namur Simpoziume dhe Konferenca shkencore kushtuar figurave me te shquara kombetare si: Heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut, Shenjtores dhe Humanistes Nene Tereza, Luftes Clirimtare te Kosoves (UCK), Heroit legjendar Adem Jashari, Kodikeve te Purpurte te Beratit, Hasan Prishtines, etj, duke ndikuar direkt ne ndergjegjesimin kombetar tonin, por mbi te gjitha te te rinjve tane ndaj vendit ame.
Sepse eshte i kudondodhur dhe i gjendur ne rast nevoje per seclin qe ka patur nevoje per sherbimet dhe ndihmen e tij.
Sepse formacioni politik ku aderon ‘‘ Les Engages’’, eshte familja politike me e preferuara ne Komunen e Namurit, dhe Bougmestre Maxime Prevot, ka provuar se ka vizione te qarta politike mbi ardhmerine, zhvillimin, sigurine, bashkejetesen, jeten sociale, integrimin dhe stabilitetin.
Sepse punon per nje kordinim serioz mes gjithe komunitetit shqiptar dhe komuniteteve te tjera ne Belgjike, duke u angazhuar seriozisht ne projekt.
Sepse te Adnani Rexhepi eshte i kudondodhur, i papertuar, ku do gjeni krahun tuaj te djathte, nese keni nevoje te orientoheni drejt nje ‘’aventure’’ profesionale, duke ju asistuar dhe ju lehtesuar proçedurat me keshillimet dhe bagazhin e tij intelektual.
Sepse mban kontakte dhe bashkepunon me perfaqesite diplomatike te vendeve tona, per sigurimin e bazes se nevojave dhe mbeshtetjes se komunitetit shqiptar ne Belgjike.
Sepse ka krijuar mundesine e ndihmes juridike per personat ne nevoje, drejt integrimit ne shoqerine belge.
Sepse eshte nje familjar i zellshem, bashkeshort model dhe baba i respektuar i tre femijeve.
Sepse eshte njeri qe e mban fjalen e dhene me ndershmeri.
Sepse eshte bashkatdhetari jone !
Shpresojme ne mbeshtetjen tuaj te dashur miq!
Arian Bajraktari, Drejtor i shkollës shqipe ‘’ Faik Konica’’ Namur.