Vetingu duhet të bëhet, por BDI nuk e ka serioze kerkesën për këtë gjë
Ejup Berisha
Historinë duhet bërë e jo shkruar. Këtë thënie të qëlluar nuk e kamë thënë unë por Bizmarku i Prusisë. E unë do të thoja se vetëmse ata që me të vërtetë
e bëjnë historinë kanë të drejtë që ta shkruajnë atë ndërsa të tjerët mund vetëm të trillojnë, të fantazojnë apo dhe të gënjejnë duke shkruar për ndodhitë e ndryshme historike Më tej punët e shtetit duhet bërë e jo vetëm të përmenden ato. Gjithashtu edhe Vetingu kur propozohet duhet të insistohet që të krijohen kushtet që i njëjti edhe të zbatohet realishtë në praktikë e jo me vite të tëra vetëmse të dilet në opinion dhe të flitet për të. Fjalët e kota nuk kryejnë asnjëher punë apo ato nuk i hynë në punë askuj. Janë disa tipa njerëzish dhe subjektesh shoqërore që vetëmse flasin mirë por asnjëherë nuk veprojnë mirë në realitet. Nga propozimet e kota nuk ka levërdi askush përpos atyre që i inicojnë ato. Bashikimi Demokratik për Integrim që nga viti 2019 ka propozuar që këtu te ne të zbatohet Vetingu për politikan, për prokuror gjykatës apo për funkcionarë dhe ish fuknkcionarë të emëruar dhe të zgjedhur shtetror e publik. Por e njëtja sa ishte në pushtet asnjëherë nuk insistoi që Vetingu edhe të zbatohet. Pra edhe pse nga atje e propozuan të njëjtën gjë shumë shpesh këta nuk u munduan që i njëjti ti jep rezultatet dhe efektet e tij në praktikë. Ripërsëris kur jepet një propozim konkret ai duhet edhe të zbatohet.Nga BDI shumë shpesh kemi dëgjuar disa propozime të mira siç është edhe Vetingu por asnjëher prej tyre nuk kemi mundur ti dëgjojmë fjalët po e zbatojmë apo kjo qështje u krye. Jo rastësishtë për përfaqsuesit e kësaj Partie politike nga disa komentues mund ta dëgjosh fjalën Këta fjalët i kanë si Demushi e punët si kërkushi. Pra në BDI dinë vetëm të flasin por asnjëher nuk duan apo dhe nuk dinë të veprojnë.Dhe tani Lideri i tyre A.A së fundmi shpesh insiston që të zbatohet Vetingu. Me këtë gjë unë i kuptoj dy gjëra e ato janë se: BDI kërkon zbatim Vetingu sepse e din se ai nuk do të zbatohet asnjëher k
ëtu te ne.
Apo siç më tha një ditë një mik, Aliu vetingun e kërkon sepse ndoshta dikush në institucionet kompetente ka kryer punë me dosjet e Politikanëve sa i përket përmbajtjeve të tyre. Sido që të jetë me propozimet serioze duhet të jenë serioz dhe të vendosur edhe propozuesit gjë që nuk është fakti me BDI-në. Ripërsëris në opinion thuhet se këta në BDI dinë të flasin mirë por nuk duan të veprojnë ashtu siç flasin dhe propozojnë.