BallinaMaqedoni

Kamerat e kanë incizuar një aktivist të opozitës duke vendosur zjarrin në komunën e Tetovës!

Vetëm disa orë pas shpërthimit të zjarrit në komunen e Tetovës, Policia e Tetovës përmes kamerave të sigurisë së komunes ka identifikuar personin që me qëllim ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunes së Tetovës flasin të dhenat e televizionit Alsat brenda Policisë së Tetovës. Dhe pse zyrtarisht ende nuk bëhet publik identiteti i piromanit, megjithatë burime nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se zjarri ështe vënë qëllimisht dhe se dyshohet të jetë si pjesë ë skenarit te opozites për të tentuar destabilizimin. Po ashtu burime të Televizionit Alsat bëjnë të ditur se policia tashmë është vënë ne kërkim të personit i cili ndozi një pjesë të arkivit të komunës mbrëmjen e sotme me çrast u dogj një pjesë e dokumenteve të arkivit komunal si dhe materiali zgjedhor i viteve 2017-2019. Gjatë dites së nesërme Policia e Tetovës por edhe komuna pritet të dalin me detaje më të hollësishme për zjarrin dhe qëllimin e vënies së tij./Alsat.mk