May 3, 2024
Maqedoni

127 raste të reja me Kovid-19 dhe 123 të shëruar, gjashtë qytete në Maqedoni me zero raste

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.908 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19 dhe 123 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë plotësuese janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (82 vjet) dhe Ohri (91 vjet), njëri i vdekur në shtëpi dhe i dyti në spital, të regjistruar në periudhën prej 02.04 deri më 12.04.2022.

Nga 127 të sapoinfektuar nga Shkupi janë 57, Manastiri 24, Ohri 7, Prilepi dhe Velesi nga 5, Struga, Berova dhe Vallandova nga 4, Kavadari dhe Kërçova nga 3, Kumanova dhe Strumica nga 2 dhe Shtipi, Gjevgjelia, Negotina, Sveti Nikolla, Dellçeva, Demir Kapia dhe Makedonska Kamenica nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (127), janë regjistruar 20 riinfeksione.

Nga 123 të shëruar nga Shkupi janë 68, Manastiri 19, Strumica 7, Kavadari dhe Gostivari nga 4, Velesi, Shtipi dhe Struga nga 3, Prilepi, Kërçova dhe Gjevgjelia nga 2 dhe Kumanova, Ohri, Koçani, Resnja, Radovishi dhe Vinica nga 1.

Janë kryer 1.908 analiza përmes: ISHP-156, QSHP Shkup-76, QSHP Manastir-50, QSHP Prilep-14, QSHP Tetovë-10, QSHP Kumanovë-34, KU Pulmologji me alergologji -3, Instituti i Mikrobiologjisë-111, Zhan Mitrev. (Filipi i Dytë -29, Avicena-52, Biotek-36, Sistina-40, laboratori Laor-41, Sinlab-14, Remedika-13, Fertiliti-17, Genea-12, Nikob Lab-160, VFV Medical-24, Eli Medica Plus-9, Spektra-MM-7, Rapid Lab-16, Zhan Mitrev Strumicë-5, Nova Lab Diagnostics-3, Ramus-102 dhe ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) gjithsej 874.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.000.910 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 308.878, numri i të shëruarve është 298.811, numri i të vdekurve është 9.265 dhe numri i rasteve aktive është 802.

Shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 145163, Aktiv 431
Kumanovë 16613, Aktiv 9
Manastir 15170, Aktiv 126
Prilep 14117, Aktiv 37
Tetovë 13445, Aktiv 13
Kavadar 10607, Aktiv 23
Veles 9747, Aktiv 31
Gostivar 9571, Aktiv 15
Ohër 8821, Aktiv 25
Strumicë 8046, Aktiv 15
Shtip 8002, Aktiv 14
Kërçovë 5602, Aktiv 7
Koçan 5070, Aktiv 2
Strugë 4715, Aktiv 8
Gjevgjeli 4397, Aktiv 5
Negotinë 3674, Aktiv 7
Resnjë 2711, Aktiv 2
Sveti Nikollë 2624, Aktiv 1
Radovish 2527, Aktiv 6
Kriva Pallankë 2413, Aktiv 0
Dellçevë 1971, Aktiv 5
Dibër 1673, Aktiv 0
Berovë 1646, Aktiv 8
Vallandovë 1485, Aktiv 5
Vinicë 1386, Aktiv 1
Probishtip 1265, Aktiv 1
Bogdanc 1019, Aktiv 0
Kratovë 962, Aktiv 0
Krushevë 926, Aktiv 1
Demir Hisar 828, Aktiv 1
Makedonski Brod 736, Aktiv 0
Demir Kapi 592, Aktiv 1
Makedonska Kamenica 523, Aktiv 1
Pehçevë 486, Aktiv 1
Dojran 345, Aktiv 0.