Shqipëri

Blushi: Korrupsioni skizofrenik i Erion Qelisë përmbyti përsëri sot rrugët e Tiranës (Video)

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi kryetarin e Tiranës Erjon Veliu, të cilin e quan “Erjon Qelia”, se me korrupsionin e lartë mban përgjegjësi për përmbytjet e vazhdueshme në kryeqytet.

“Korrupsioni skizofrenik i Erion Qelisë përmbyti përsëri sot rrugët e Tiranës.
Banorët e izoluar në shtëpitë e tyre, duhet ta dinë se kjo nuk ndodh për faj të shiut, por për shkak se taksat e tyre vidhen dhe nuk shkojnë për asfaltimin e rrugëve dhe rrjetin e kanalizimeve.
Kushdo që ndihet i vjedhur, i varfëruar, i dhunuar, i përjashtuar dhe i braktisur të bashkohet nesër në protestën e thirrur në orën 18:00, në bulevardin para Kryeministrisë për të ndëshkuar Narkoshtetin”, thotë Blushi.

Video në link: https://www.facebook.com/share/v/TX89j4w6dmfniYmy/?mibextid=WC7FNe