Fronti Europian pyet Qeverinë: Çfarë e lidhë me drejtorin gjeneral të “Lukoil” Bullgari?
Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, thotë se EMV e ka fshirë kriterin që gazi natyror të mos jetë nga federata ruse që është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të vendit. Ajo shton se si furnizues e kanë zgjedhur kompaninë e njeriut të parë të “Lukoil” në Bullgari i cili njihet edhe si njeriu më i afërt rus në shtetin fqinj.
“EMV e ka fshirë kriterin që gazi natyror të mos jetë nga federata ruse që është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të vendit. Që të jetë skandali edhe më i madh kanë zgjedhur si furnizues kompaninë e njeriut të parë të “LUKOIL” në Bullgari i cili njihet edhe si njeriu më i afërt rus në shtetin fqinj. Parashtrohet pyetja çka e lidhë qeverinë me drejtorin gjeneral “Lukoil” në Bullgari? A është po i njëjti person që akuzohet nga partnerët tanë strategjik për kumbarë të Rusisë në Bullgari dhe rajon. A shlyen borxhet ndaj Rusisë, më konkretisht ndaj Gazpromit që të jetë furnizues i vetëm që të mund të ndikojë edhe në sigurinë e vendit”, pyeti Pasholli, transmeton TV21.