Ky është Samir Efendiu, imami që rrezikoi jetën për të shpëtuar 7 persona nga vdekja
Ky është Samir Efendiu, imami që rrezikoi jetën për të shpëtuar 7 persona nga vdekja
Ky është Semir Efendi Jahiq, një imam në Xhematin e Donja Jabllanicës.
Ky insan është HERO, e shkruaj me shkronja të mëdha qëllimisht.
Semiri dhe hanuma (zonja) e tij shpëtuan jetën e të paktën shtatë personave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e mbrëmshme!
Ata arritën të notojnë nga shtëpitë e fundosura deri te kupola e xhamisë dhe të presin aty shpëtimtarët.
Semir Efendi qëndroi në kupolën e xhamisë deri në agim, kur u evakuua nga anëtarët e Administratës Federale të Mbrojtjes Civile.
Këtë lajm e ka ndarë fillimisht me publikun portali Istraga.ba
Dhe ky status është vetëm një përpjekje e vogël për të nderuar dhe mirënjohur Semir Efendija Jahiqin dhe bashkëshorten e tij, për sakrificën e tyre vetëmohuese për të mirën e njerëzve të tjerë.
Ju jeni krenaria jonë! ❤️
E lus Allahun t’ju ruajë dhe t’ju shpërblejë me çdo të mirë.
Amin.
🤲
– Nedim Batiq