October 4, 2024
BallinaMaqedoni

Filipçe përkrah ligjin për “branitellat”, kundërshton shfuqizimin e gjuhës shqipe

“Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”.

Kështu mes tjerash deklaroi kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në Click Plus në TV21 kur është pyetur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – me të cilin parashihet heqjen e shqipes nga disa shërbime shtetërore.

Filipçe akuzoi VMRO-DPMNE-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi.

“Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e VMRO-DPMNE-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së shpejti”, tha Filipçe.

Ai konfirmoi përkrahjen për ligjin e “branitellave”, që sipas tij nuk ka bazë etnike.