Ganiu: Komuna e Çairit do të siguron strehim për familjet sociale që u preken nga zjarri
Dje, u përballëm me një situatë të rëndë me zjarrin që kaploi një ndërtesë në komunën tonë. Fatmirësisht, nuk pati viktima, dhe kjo na lehtëson situatën në këtë moment të vështirë.
Në momentet e para, sekretari i komunës, Faruk Nevzati, ishte në vendngjarje, duke vëzhguar përpjekjet e zjarrfikësve, të cilët punuan pa ndalur për 24 orë. Edhe pse nuk arrita të jem aty për shkak të angazhimeve jashtë qytetit, kam ndjekur situatën me kujdes dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me sekretarin e komunes dhe ekipet e emergjencës, gjegjësisht zjarrfikësit e qytetit të Shkupit. Falënderojë gjithashtu Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari”, e cila është pjesë e komunës, për përkushtimin, profesionalizmin, punën e tyre të palodh dhe qytetarët që u angazhuan për të ndihmuar.
Një falënderim të veçantë i shkon Zëvendës Kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, për ndihmën e ofruar me kamionët me shkumë, njëri u sigurua nga TAV dhe tjetri nga Ministria e Mbrojtjes.
Për familjet sociale që u preken nga ky zjarr, komuna do t’i strehojë derisa të merret vendimi përfundimtar nga policia hetuese. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar mbështetje dhe ndihmë për ata që kanë nevojë.
Solidariteti dhe përkushtimi juaj në këtë kohë të vështirë, janë shembuj të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe forcës së komunitetit tonë. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe për të siguruar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet.
Faleminderit të gjithëve për ndihmën tuaj.