Diaspora

Mërgimtari nga Amerika me përkrahje të fuqishme për doktor Sali Berishën dhe Ilir Metën: Gjërat po lëvizin në drejtim të mirë!

Mërgimtari dhe veprimtari dibran në Amerikë, Ylber Pilku shpreh optimizëm të hapur se gjërat në Shqipëri kanë filluar të lëvizin në drejtim pozitiv. Sipas tij, demokracia po kthehet në Shqipëri “pas shumë viteve”

“Mendoj se rasti Salianji ka mbushur kupën dhe jam optimist në bazë të reagimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë se ata e kanë vërejtur që Shqipëria është shndërruar në një diktaturë të egër para syve të tyre. Tani si duket kursi diplomatik po ndryshon, sepse Shqipëria po i afrohet Bashkimit Evropian, e të gjithë në Bruksel e Uashington e dinë se proceseve integruese të shtetit shqiptar nuk mundet të ju prijë një socialist, por vetëm kryetari legjendar i PD-së, doktor Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Politikanët socialistë kurrë nuk mund ta shohin Shqipërinë përten Open Ballkanit me kryeqytet Beogradin, kurse dr. Berisha dhe Ilir Meta e shohin Shqipërinë në NATO dhe BE. Më vjen mirë që ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë realitet”, ka deklaruar Pilku duke folur direkt nga Nju Jorku për televizionin online, Lideri.Tv.

Ai është një nga zërat më të guximshëm të diasporës, që asnjëherë nuk kursen as politikanët e korruptuar, e as diplomatët kur gabojnë. Tani shprehet optimist i matur, duke sqaruar edhe bazën për shpresën e tij se po vinë ditë më të mira për Shqipërinë.
“Optimizimin tim e bazoj edhe te ngritja e vetëdijes tek përkrahësit e PS-së. Ata po e shohin se është bë sistem veprimi i Edi Ramës shfrytëzimi i tyre dhe në fund dërgimi në burg. Sot njërin, nesër tjetrin, pasnesër edhe një tjetër… Të gjithëve do u vijë radha nëse nuk e ndalin këtë mënyrë veprimi të kryetarit të partisë së tyre. Kjo do të ndërpritet sepse nuk ka më socialistë që duan të shkojnë në burgje për qejfin e Ramës”, vlerëson veprimtari dibran në Amerikë, Ylber Pilku.

Ai nuk fsheh bindjen se PD dhe Partia e Lirisë do të kthejnë shumë shpejt Shqipërinë në rrugën e vërtetë, sepse shqiptarët janë lodhur nga ecja e vendit gjatë këtyre viteve në “rrugë të devijuar./Lideri