September 29, 2024
Kosovë

Shpërndajeni: Është zhdukur Hamit Krasniqi, familja apelon të ndihmojmë për gjetjen e tij!

Qytetari, Hamit Krasniqi që nga data 17 shtator ka dalur nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Hamit Krasniqi është nga fshati Llabjan i Gjilanit.

Familja e Hami Krasniqit apelon që të gjithë qytetarët që mund ta dinë vendndodhjen e tij, t’i lajmërojnë. ata ose policinë

Numrat kontaktues të familjarëve: 046114917
044751625.

Portali Dukagjini ka konfirmuar rastin edhe nga Policia e Kosovës.

Valon Osmani, zëdhënësi i PK-së nga rajoni i Gjilanit, ka thënë se rasti është raportuar me datë 19 shtator rreth orës 19:30, dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti sipas tij, mbetet nën hetime.