September 29, 2024
Maqedoni

Vdekje misterioze në qendër të Shkupit

Në qendër të Shkupit është gjetur trupi i një 43-vjeçari nga Velesi.

Për rastin dje në ora 16:20 janë njoftuar zyrtarët policorë nga SPB Shkup, transmeton portali Lideri.mk, kur trupi i pajetë është gjetur në një parking prapa një restoranti në pjesën qendrore të qytetit.

Ndonëse në trupin e personit i cili është nga Velesi nuk janë vërejtur gjurmë të dukshme dhune, sipas urdhrit të prokurorit publik shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet me autopsi./Lideri