Leximorja e Çairit mer emrin e shkrimtarit Fadil Curri
Me përkushtimin dhe vlerësimin tonë të sinqertë, sot i dhamë nderimin që i takon figurës së shquar të shkrimtarit Fadil Currit, duke kujtuar dhe emëruar leximoren e Çairit me emrin e tij, njoftoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Emri i tij është lidhur ngusht me përpjekjet për ruatjen e identitetit dhe kulturës shqiptare
Së bashku me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, familjen e Fadil Currit, miq dhe dashamirë të librit, mbajtëm edhe Akademin Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e tij të shquar, i cili la pas një trashëgimi të pasur letrare”, tha me këtë rast Ganiu.
Gjatë akademisë, të pranishmit kujtuan veprat e tij të rëndësishme të cilat vazhdojnë të frymëzojnë lexues të të gjitha moshave.
“Ky përkujtim jo vetëm që rikujtojë rëndësinë e shkrimtarit Fadil Curri në historinë tonë letrare, por gjithashtu shërbeu si një thirrje për të vazhduar leximin dhe promovimin e veprave të tij, si një pasuri e përherëshme e kulturës sonë. Fadil Currin do ta rikujtojmë gjithmonë si një shpirt krijues i pavdekshëm, që e bëri letërsinë shqiptare me të pasur”, theksoi Ganiu para shumë të pranishmëve familjarë, shokë, miq dhe mysafirë nga Hani i Elezit.