Javë më parë, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Zagrebit në Kroaci, çifti nga Bujanoci, Zejnulla Rexhepi dhe Safete Veliu Rexhepi, kanë mbrojtur temat e doktoratës dhe kanë marrë titullin “doktor i shkencave të arkitekturës”, shkruan portali Titulli.com.
Zejnulla Rexhepi, më 19 shtator, para komisionit tre anëtarësh të përcaktuar nga Senati i Universitetit të Zagrebit, me shumë sukses mbrojti temën e desertacionit me titull: “Kriteret urbanistike për planifikimin e hapësirave publike në pronësi private”, derisa edhe Safete Veliu Rexhepi po në të njejtën ditë, me shumë sukses para komisionit vlerësues mbrojti temën e disertacionit, si: “Atributet arkitekturore të banesave të ndërtuara në Prishtinë nga viti 2000 deri në vitin 2021”.
Çifti i shumë suksesshëm njihet për punën e tyre akademike në fushën e arkitekturës, me që, që të dy Zejnullahi dhe Safetja, lëgjerojnë në njërin nga kolegjet private në Prishtinë dhe janë të angazhuar me punë si inxhiniera profesionistë në institucine publike dhe ato private.
Vlenë të theksohet se Zejnullahi dhe Safetja, kishin përfunduar edhe studimet postdiplomike (master) në të njejtën ditë vite më parë.
Karakteristikë e çiftit me prejardhje nga Lugina e Preshevës, është që studimet e shkallës së tretë përfunduan brenda një afari kohor relativisht të shkurtër, ku janë studentët e parë të gjeneratës së vitit 2020, që përfunduan studimet e doktoratës në Fakultetin e Arkitekturës në Zagreb.
Kujtojmë që, Zejnulla Rexhepi, është i lindur në Bujanoc, derisa bashkëshortja e tij, Safete Veliu Rexhepi, është e lindur në Preshevë, dhe nga data 19 shtator, që të dy, janë doctor shkence në sferën e arkitekturës.
Ky sukses i Zejnës dhe Safetës, është sukses i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe më gjerë./Titulli.com