Spiropali në Shkup takoi Gashin: Kemi qëndrime dhe vizione të përbashkëta
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Spiropali zhvilloi takim me homologun e saj Afrim Gashi, pas çka mbajtën deklaratë për media.
“Nuk është vetëm protokoll që të përmendim që bashkëpunimi rajonal është kyç. ne vlerësojmë shumë pozitiv përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në nismat rajonale. Me RMV kemi qëndrime dhe vizione shumë të përbashkëta”, tha Spiropali.
Është planifikuar të ketë takime edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.