April 30, 2024
Kolumna

Ibrahimi: Nevojitet standardizimi i 5.000 fjalëve të reja shqipe që janë futur në përdorim pas vitit 1989

Në kuadër të Konferencës shkencore “JAVA E ALBANOLOGJISË 12/2021”

Prishtinë, 21-23 qershor 2021, organizuar nga Instituti Albanologjik, në Seancën e Gjuhësisë u paraqita me kumtesën “PËR NJË FJALOR I FJALËVE TË REJA GJATË TRANIZICIONIT DEMOKRATIK”. Midis tjerash theksova, se: “Në botën e sotme të globalizmit, të dinamizmit dhe të shpejtësisë, sidomos me ardhjen e teknologjisë së re dhe zhvillimin e shkencave kompjuterike, krijimi i një fjalori të ri me fjalë të reja të gjuhës shqipe, gjatë 30 vjetëve të fundit është një proces i natyrshëm dhe i vazhdueshëm. Leksiku është sfera më dinamike dhe më e ndryshueshme në një gjuhë, ashtu si edhe në gjuhë të tjera, zhvillohet e pasurohet vazhdimisht, me mënyra e mjete të ndryshme. Ky projekt mbarëkombëtar do të ndihmonte në standardizimin e mbi 5000 fjalë të reja që kanë hyrë nga viti 1989 e këndej, në të gjitha fushat e jetës. Fjalorë të tillë kanë botuar po thuaj të gjitha shtetet ballkanike, që në vitin 2010 “.

Mustafa Ibrahimi