Maqedoni

Ndërroi jetë Mulla Mahmud Asllani nga Tetova

Sot ka ndërruar jetë Mulla Mahmud ef. Asllani, muhafizi i respektuar i Tetovës. Lajmin e hidhur e ka shpërndarë Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, përcjell TS.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muhafizit shumë të respektuar të Tetovës, doajenin e hafizave, Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili në qetësi ruajti Kur’anin përmes hafizave dhe në qetësi largohet nga kjo botë.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal, në emër të hoxhallarëve, hafizëve dhe në emër të të gjithë besimtarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, nxënësve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet për punën dhe sakrifiicën e tij, në duart e të cilit kanë kryer hifzin afër 200 hafizë të Librit të Allahut, veprimtari kjo e cila do të ngelet e përjetshme në historinë e vendit tonë, ndërsa familjarëve t’u japë sabër” thuhet nga Myftinia e Tetovës. /TetovaSot/