September 20, 2024
Opinion

Demokracia nuk guxon të kombinohet me diktaturë

Nga: Ejup Berisha

Që nga viti 1991 dhe atë qysh nga koha pas pavarsisë së Republikës së Maqedonisë nga ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, e më tej deri para ca muajve jo vetëm këtu në vendin tonë por edhe në rajon ka funkcionuar një model specifik dhe apsurd i demokracisë i njohur si Dikatat-Demokracia. Ky model siç thashë ka funkcionuar vetëm te ne dhe në shtetet e rajonit dhe askund tjetër. Kështu ish elitat politike të tyre gjatë kohë në vazhdimsi Demokracinë
e kanë përfillur vetëmse formalisht e jo edhe realisht. Të njëjtat kanë bërë një përzierje të pakuptimtë dhe të çuditshme të demokracisë me diktaturën gjë që nuk duhej ta bënin sepse ato nuk shkojnë bashk. Këto pra janë dy fenomene të skajshme që nuk janë të
përputhshme dhe nuk mund të bashkjetojnë me njëra tjetrën. Kjo është e ngjashme sikurse ti përziesh
ujin me benzinën. Diktaura dhe demokracia janë dy gjëra që nuk është dashur të bëhen bashk asesi sepse këto nuk e ndihmojnë por e pengojnë njëra tjetrën. Në këtë aspekt më shumë diktatura i bën dëm dhe e pengon demokracinë sesa demokracia diktaturën. Demokracia ka lindur si protestë dhe kundërpërgjigje ndaj diktaturës apo ndaj tentimeve të saj për kufizimin e lirise dhe të barazisë së individëve, ndërsa diktatura
është zbatuar dhe zhvilluar si tentim për ti pamundësuar, për ti kufizuar apo dhe mundesishtë për ti eliminuar këto të dyja të cilat janë shtylla kryesore të demokracisë. Diktat- demokracia ishte tentim që demokracia si formë më e butë dhe më e pranueshme e qeverisjes të zbatohet me më
nyra, me metoda dhe me veprime të vrazhda siç janë diktati, imponimi shantazhi, kërcënimi apo më sakt thënë dhuna. Dhe tërë këto ish politikanët jane munduar që ti interpretojnë si gatishmëri e tyre për ta zbatuar demokracinë e vërtetë apo autentike. Më tej politikanët e mëparshëm demokracinë e kanë praktikuar dhe e kanë zbatuar pa e respektuar vullnetin, nevojat, kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve. Në këtë model demokracie qytetarët kanë qenë të menjanuar nga vendim-marrja dhe nga procesi i pjesmarrjes faktike ne politike edhe pse politikanët në tentim për të pasur simpatinë e tyre apo në perpjekje që të fitojnë mandate ne politike por edhe me qëllim që të sigurojnë
legjitimitet nga qytetarët kane
thënë se për ta keta te fundit janë faktorë shumë te rëndësishëm jo vetëmse shoqëror por edhe politik apo më sakt shtetëror. Pra ata që merreshin me politikë tërë kohës në opinion i kane përmendur qytetarët por në fakt këta te njejtet i kane përmendur vetëmse formalishtë ndërsa në praktikë politikanët jo shumë shpesh por rregullishte i kanë injoruar të njëjtë por siç pohova më sipër
këta nuk kanë rreshtur duke folur për qyteterët se ata janë shumë të rëndësishëm në politikë dhe se për ta këta bëjnë shumë punë dhe veprime që janë
në të mirën dhe në interesin e tyre. Por kjo ripë
rsëris fatkeqsisht nuk ka qenë e vërtetë sepse realiteti e thotë të kundërtën. Në fakt në modelin e Demokracisë për të cilin po shkruaj në këtë shkrim fjalën kryesore dhe të fundit për çdo
gjë e kishin politikanët ndërsa qytetarët ishin të obliguar që vetem të degjonin pa të drejtë që edhe këta ta thonë mendimin vetanak apo dhe ti paraqesin sygjerimet pikpamjet dhe idetë e tyre për shumë qështje të rëndësishme politike në opinion. Te ish politikanët ka egzistuar bindja se qytetarët duhet të nënshtrohen, të kufizohen dhe të sundohen me qellim që vet ata si politikan më lehtë të mund ta imponojnë vullnetin e tyre politik në shtet dhe në shoqëri. E sundimi është
i huaj dhe i papërshtatshëm
për demokracinë apo i njëjti është në kundërshtim me praktikat dhe parimet e saj, por ky është në përputhje me parimet e diktaturës ashtu siç e kane bërë
edhe kombinimin e saj me demokracinë
vet ish politikanët Demokrat-diktatorë.