September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Xhevdet Hajredini emërohet anëtarë i Këshillit të Sigurisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për integrime evropiane, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i financave dhe Vladimir Spiridonov – ekspert për ndryshimet klimatike.

Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, shkruan portali Lideri.mk, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë:

Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë:

· Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit,
· Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë,
· Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme,
· Vlado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes,
· Timcho Mutsunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,
· Xhevdet Hajredini,
· Malinka Ristevska Jordanova, i
· Vladimir Spiridonov./Lideri