Ageler: Lista e Zezë amerikane do të zgjerohet, disa emra janë nën vëzhgim
Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler, në intervistën e sontme në Ditarin e Tv Sitel, ka bërë të ditur se emra të rinj mund të gjenden në listën e zezë të SHBA-së dhe se Uashingtoni aktualisht është duke u verifikuar më shumë emra, pa bërë të ditur se kush janë emrat.
Ajo tha se ka komunikuar me Uashingtonin dhe se do të ketë emra të rinj në listën e zezë, transmeton portali lideri.mk, por nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.
“Kam pasur një bisedë me Uashingtonin dhe kjo listë do të zgjerohet. Në këto raste, ajo bazohet në ligjet e Shteteve të Bashkuara që ne duhet të zbatojmë. Është një proces shumë i fortë ligjor, por ai proces është i vazhdueshëm, nuk jam e sigurt se kur do të ndodhë. Mund të them vetëm se disa emra janë nën vëzhgim”, tha Ageler./Lideri