Gjermania arreston një shtetas rus për spinunazh
Autoritetet e Gjermanisë njoftuan se kanë arrestuar një shtetas rus nën akuzat se ka dërguar informacione të ndjeshme nga një universitet gjerman në Moskë. I dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur N. dhe sipas njoftimit ai këtë veprim e ka bërë në këmbim të një pagese. Zyra e Prokurorit Publik Federal përmes një deklarate më 21 qershor tha se “i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”.
Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim .
Njoftohet se ai ka punuar si asistent i hulumtimeve në një universitet gjerman, emri i të cilit nuk u bë i ditur. I dyshuari është takuar me një anëtar të një shërbimi sekret rus të paktën tre herë midis tetorit 2020 dhe qershorit 2021. Sipas prokurorëve, në këmbim të një pagese, ai ka dorëzuar informacione në të paktën dy prej këtyre takimeve.
Në pritje të një padie të mundshme, një gjykatës në Gjykatën Federale ka urdhëruar masën e paraburgimit për të dyshuarin.