Maqedoni

Policia e Kosovës konfiskoi mjaltë dhe duhan nga Maqedonia në vlerë mbi 10 mijë euro (Foto)

Një automjet i tipit “pikap” është ndaluar në afërsi të fshatit Sllatinë – Viti, brenda të cilit kishte mjaltë dhe duhan të përpunuar pa asnjë dokument mbi prejardhjen.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, shoferi i automjetit me iniciale B.S., i moshës 35-vjeçare është vërejtur se ka hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Gjatë numërimit të mallit është verifikuar se 21 kovë plastike ngjyrë e bardhë me peshë nga 26 kg ishin te mbushura me mjaltë, ndërsa 31 thasë ngjyrë e bardhë me peshë nga 15 kg ishin të mbushura me duhan të përpunuar.
Vlera e mallit sipas tregut është mbi 10 mijë euro ndërsa shmangie nga taksat doganore janë mbi 18 mijë euro.
Më poshtë njoftimi i plotë i Doganës:
https://www.facebook.com/share/p/U3Q78dfR53Q2w2nh/