Shqipëri

Sali Berisha: Akuzat ndaj meje janë pa fakte, garantoj se Rama do të përgjigjet!

Pasi u njoh me akuzat, në një seancë që zgjati jo më shumë se 15 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”.

“4 miliardë euro të Edi Rama dhe Al Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Evropë. Akuza? I pandehur, ato që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër, përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike. Nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë se ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Më ka korruptuar dhëndri im.

I gjithë qëllimi është t’i kapim kokën PD-së, garantoj se Rama do të përgjigjet. Shumë shpejt do ta shohim me atë që ka aq qejf”.