MPB del me detaje për rastin e Kishës “Sveta Petka” në Toplicë, dje kishin kryer kontrolle në terren…
Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Tetovë përmes një komunikate për media ka qartësuar situatën e cila ndodhi sot më disa protestues tek objekti I Komunës së Vrapçishtit, të cilët me dhunë tentuan të hyrjne në zyrën e kryetarit Isen Shabani.
Nga MPB thonë dje janë kryer kontrollë tek vendi i Kishës Sveta Petka në Toplicë me ç’rast janë gjetur disa banorë të cilët kanë qenë duke e pastruar terrenin e Kishës, ndonëse për të njejtin objekt ka ndalesë nga institucionet përkatëse për ndërtimin ilegal të Kishës.
Siç thonë nga MPB për rastin janë njoftuar dhe Prokuroria Publike Themelore.
Njoftimi i plotë:
“Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshme (09.09) duke vepruar pas denoncimit paraprak të lëshuar të dorëzuar në SPB Tetovë nga ana e inspektorit të urbanizmit në Komunën e Vrapçishtit, ka kryer kontroll në vendin e quajtur “Burimet e Ngrohta” (ndërmjet fshatrave Toplicë dhe Vrapçishtë) në vendin e Kishës “Sveta Petka”, ku siç thuhet, sipas denoncimi – janë duke u realizuar ndërtimet ilegale në Kishë.
Gjatë kontrollit, nëpunësit policorë kanë kapur qytetarë të cilët kanë qenë duke e pastruar oborrin e kishës dhe rreth vetë objektit. Gjatë kësaj kësaj nuk është marrë asnjë mjet nga qytetarët, as është arrestuar ndokush. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria Publike Themelore kompetente”, thonë nga MPB-ja. /tvklan.mk