Bjeshkatarët nga Shkupi ngjitën majen malore Trigllav, më e larta në Slloveni dhe ish Jugosllavi
Një grup i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Dardania”, ka ngjitur majën Trigllav – Slloveni, maja më e lartë në Slloveni dhe maja më e lartë e ish Jugosllavisë. Ekspedita për ngjitje ka zgjatur 3 ditë, ecja 24 km në dy drejtime, disnivel 2200m, ndërsa lartësia e majës është 2864 metra.
Kryetari i SHBA “Dardania”, Fari Rexhepi, shprehet se kjo ishte një sfidë për gjithë antarët e grupit, ishte një teren i vështirë, pasi që një pjesë e madhe e shtegut ka ngjitje teknike, por të jep një adrenalin dhe emocion që të relakson. Ai thotë, se kjo ekspeditë do të mbahet mend, pasi që kemi shijuar shumë momente të mira gjatë realizimit të këtij aktiviteti, dhe besoj se do të vazhdojmë të sfidojmë edhe shumë maje të maleve në të ardhmen.