Sport

Danimarka “fundosi” Serbinë

Danimarka e ka regjistruar edhe fitoren e dytë rresht në Grupin A4 të Ligës së Kombeve, pas fitores ndaj Serbisë.

Danezët pas fitores ndaj Zvicrës të enjten, të dielën mbrëma fituan 2:0 edhe ndaj serbëve dhe kryesojnë në grupin ku janë edhe Zvicra e Spanja.

Albert Gronbaek në minutën e 36-të dhe Yussuf Poulsen në minutën e 61-të i shënuan golat e fitores. Mesfushori i Leipzigut ishte asistues në golin e parë.

Danimarka pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë, ndërsa Serbia mbetet me një pikë.