Fetai: Frymëzues, takimi i sotëm me rininë tonë në Sllupçan
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka zhvilluar sot një takim me rininë në fshatin Sllupçan të Likovës.
“Bashkë me Kryetaren e FRASH Yllka Nuredini, nën-Kryetarin Iljaz Ajvazi si dhe ish-Kryetarin Omer Ajdini nisëm një cikël takimesh me të rinjtë. Bashkëbiseduam për nevojat dhe idetë e tyre. Nga ky dialog, dolën shumë propozime konkrete për të forcuar rininë në kuadër të qeverisjes sonë.
Poashtu, raportova për të arriturat e shumta të koalicionit VLEN në kuadër të qeverisë reformuese dhe dëgjova edhe kritikat konstruktive të të rinjve. I ftova të rinjtë të përfshihen me energjinë e tyre në qeverisjen tonë me duar të pastra por edhe të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre korrektues”, ka shkruar Fetai.