Shqipëria kalon në epërsi përballë Ukrainës në ndeshjen e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ishte Ukraina e para ajo që shënoi me golin e mbrojtësit Yukhym Konoplya në minutën e 49′, shkruan Insajderi.
Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk shënoi me një vollej-goditje në këndin e portierit shqiptar, Tomas Strakosha.
Shqipëria nuk vonoi shumë. Ishte kosovari Ardian Ismajli ai që shënoi pas një goditje nga këndi, në një tollovi të krijuar në pjesëfushën e Ukrainës.
Pak më vonë shkupjani Jasir Hasani sjelli epërsinë për Shqipërinë në 2:1. Është kjo loja e 17-të e Asanit për kombëtaren shqiptare. Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të grupit B, ku tabelës po i prin Gjeorgjia pas një fitore bindëse 4-1 kundër Çekisë.