Arsovska rikthen Qoseton në rrethrrotullimin drejt Autokomandës
Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën po rikthen përmendoren e Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, transmeton TV21.
Në rrethrrotullimin drejt vendit Autokomandë të Shkupit, është vendosur tabela njoftuese.
Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largu në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se nuk ka leje.
Pasi Arsovska mori mandatin e të pares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg.
Kur u pyet se pse po vonohet vendosja e përmendores, Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucioner dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ka vepruar në mënyrë jo selektive”./TV21