Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan nesër viziton Maqedoninë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të presë kolegun turk Hakan Fidan, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, i cili vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Siç njofton MPJ, ministrat Mucunski dhe Fidan do të kenë takim kokë më kokë, ku në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe politike, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimi i mundësive për investime, si dhe promovimi i bashkëpunimit në vende të tjera në fusha me interes të ndërsjellë.