September 19, 2024
Maqedoni

Plagoset një 19 vjeçar në Haraçinë

Mbrëmë rreth orës 23:40 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se rreth orës 20:30 është sjellur tek ata një 19 vjeçar nga fshati Haraçinë, Shkup me një plagë nga armë zjarri.

Sipas njoftimit, rreth orës 20:00 në fshatin Haraçinë, pas një debati paraprak, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 19 vjeçarit B.R.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e saj.

Javën e kaluar pati edhe një shkëmbim zjarri në Haraçinë kur u plagos një djalë 24-vjeçar.