Lajm i mirë: S’ka më tollovi, pasaportat e reja meren brenda 15 ditëve
Procesi për dhënien e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të udhëtimit është plotësisht nën kontroll dhe tash e tutje qytetarët do të mund t’i marrin dokumentet e reja brenda afatit ligjor prej 15 ditësh pune, tha kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Lideri.mk.
– Nga informacionet që kam nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), deri më tani janë lëshuar rreth 1.740.000 dokumente udhëtimi dhe rreth 1.400.000 letërnjoftime. Janë lëshuar rreth 750 mijë patenta të reja shoferi dhe afati për ndryshimin e patentë shoferëve të vjetër skadon në fund të vitit. S’ka më vonesa, ska më tollovi dhe poshtërim të qytetarëve. Kjo Qeveri kujdeset për interesat e qytetarëve – tha Mickoski./Lideri