Maqedoni

I riu i mori 400 mijë denarë një gruaje 49 vjeçare duke e kërcënuar në internet

Një 29-vjeçar nga Manastiri është ndaluar dhe dyshohet se në disa raste përmes një rrjeti social e ka kërcënuar një grua 49-vjeçare dhe familjen e saj dhe i ka zhvatur rreth 400.000 denarë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se 29-vjeçari N.D. është kapur duke marrë para nga gruaja, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar.

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është bastisur banesa e tij, transmeton Lideri.mk, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, lloje të ndryshme plumbash për pushkë gjuetie dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.

I dyshuari është dërgut në stacionin policor dhe kundër tij është parashtruar kallëzim penal nga neni 258 i Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e arrestit prej 30 ditësh.