Nikollovski: Edhe mua tentuan të më ofrojnë ryshfet për hekurudhën
Edhe ministri i i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka qenë i ekspozuar ndaj një tentimi për ta korruptuar, sikurse edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Bëhet fjalë për tentim për për ryshfet për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.
Ministri Nikolloski sot nuk foli hapur për tentativën, por tha se kompanitë që kanë marrë pjesë në tender kanë arsye të ofrojnë ryshfet sepse nuk i kanë plotësuar kushtet, shkruan Zhurnal.
“Kryeministri ishte shumë i saktë në këtë çështje. Ky është një projekt që e ka nisur qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së. Ato oferta nuk vijnë përmes komunikimeve zyrtare, por përmes ndërmjetësve. Prandaj sot po i tërheqim anëtarët që janë pjesë e grupeve të monitorimit dhe vlerësimit të ndërtimit nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Hekurudhore, në mënyrë që të gjithë ata që duan të japin ryshfet të kuptojnë se me ne nuk duhet të luajmë. Së dyti, në këtë thirrje janë marrë oferta nga 7 kompani, shumica prej të cilave janë joserioze. Në këtë thirrje nuk është regjistruar asnjë pjesëmarrës nga ndonjë shtet serioz i BE-së dhe mendojnë se përmes ndërmjetësve të tyre do të mund të japin ryshfet kryeministrin, mua apo dikë tjetër”, tha Nikolloski.
Në të ardhmen, siç tha Nikollovski, do të zhvillohet një projekt i ri së bashku me BE-në dhe Bullgarinë, i cili do të jetë një projekt serioz, i realizueshëm, për të marrë garanci serioze nga Bullgaria se do të ndërtojë pjesën e saj.