Bilall Kasami priti Shuip Ziberin, nga komuniteti shqiptar në Kroaci
Në një takim protokollar kryetari i Tetovës Bilall Kasami e priti veprimtarin nga Tetova në Kroaci Shuip Ziberin.
Në takim u diskutuan çështje me interes për qytetarët punën dhe eksperiencën e shkëlqyer të shqiptarëve në Kroaci.
Kasami tha se shqiptarët në Kroaci janë pasuri e jona e vlefshme. U bisedua për bashkëpunime me shqiptatët ayje në të gjitha aspektet. Ziberi u shpreh i gatshëm të mbështet me eksperiencën e vetë dhe të komunitetit shqiptar në Kroaci, Tetovën e tutje.
Kush është Shuip Ziberi
Shuip Ziberi mag. ing. el. en.I lindur në Pallçisht të Poshtëm, Tetovë. Ka punuar në Zagreb, në fabrikën e kabllove elektrike më se 35 vjetë. Është ekspert për elastomere, plastomere dhe për kabllot dhe linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë deri në 400kV. Sa i përket anës atdhetare, kombëtare shqiptare ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Qytetit të Zagrebit me mandat katër vjeçar dhe tani është anëtar i Këshillit Këshillit të Qytetit të Zagrebit, bashkarisht me 25 anëtar sa numëron Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ky komunitet ka organizuar Projekte programe me karakter kombëtar, manifestime të llojlloshëme dhe organizon mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe sipas modelit C janë të financuara nga Qyteti i Zagrebit, shteti Kroat.
Kasami e falemnderoi për vizitën dhe tha se Ziberi është urë miqësie në mes Kroacisë dhe Shqiptarëve kudo që janë.