Mickoski: Tentuan të më ofrojnë ryshfet për Korridorin 8, rastin e kam paraqitur në polici
Nëpërmjet kanaleve të komunikimit, në periudhën e kaluar është tentuar t’i ofrohet ryshfet kryeministrit Hristijan Mickoski për të marrë pëlqimin e tij për dokumentacionin e tenderit për Korridorin 8.
Këtë ai e tha sot ara opinionit , në konferencën për media në Qeveri. Ai tha se rasti është raportuar tek autoritetet.
“Për Korridorin 8, seksioni 3, hekurudha, është tentuar të më ofrohet ryshfet me të cilin unë si kryetar i Qeverisë do të firmosja pranimin e këtij dokumentacioni të tenderit që skadon më 17 shtator. U thash qartë se përderisa unë jam kryetar i Qeverisë nuk do ta pranoj këtë tender, i cili është në vijim dhe përfundon më 17 shtator”, tha Mickoski./Zhurnal