Dy persona me shtetësi maqedonase, të identifikuar si David Shapuriq dhe Sandra Neshkovska, janë ndaluar nga policia në Sarandë, njofton Ora News. Sipas policisë, këta persona në zonën e plazhit të quajtur “Dru i thatë” kanë vjedhur çantën e një shtetasi grek, ku ndodheshin dy celularë, tre palë syze, një portofol me para dhe sende të tjera personale.
– Si pasojë e administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetasi grek, më datë 17 të këtij muaji, Komisariati i Sarandës ka bërë të mundur identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasit D.Sh (24). dhe S. N. (28), të dy banues në Maqedoni, njofton policia. Shtohet se hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjen e tyre të mundshme me vjedhje të tjera.