September 20, 2024
BallinaMaqedoni

Për herë të parë në Maqedoni: Shkolla e Mesme në Shkup jep falas nga një orë dhe çanta për nxënësit e saj

Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” njofton se të gjithë nxënësit e vitit të parë do të marrin një dhuratë të veçantë: një smart watch.
Ky gjest, siç shkruan portali lideri.mk, është pjesë e iniciativës së shkollës për të inkurajuar përdorimin e teknologjisë moderne në jetën e përditshme dhe edukimin e nxënësve. Këto pajisje do të ndihmojnë nxënësit të qëndrojnë të organizuar, të ndjekin progresin e tyre akademik dhe të mbajnë një stil jetese të shëndetshëm.

“Gjithashtu nxënësit e vitit të parë do marrin dhe një çantë shkollore.
Falenderojmë drejtorin e shkollës Darko Spasev dhe zv. drejtorin, Samet Ismaili, për iniciativën dhe mbështetjen e nxënësve”, thonë nga kjo shkollë./Lideri