BDI: Qeveria stopon projektin për bulevardin “Hasan Prishtina”!
Nga BDI akuzojnë VLEN-in, respektivisht qeverinë e re për ndërprerje të projektit të rrugës “Hasan Prishtina”, që çon drejt Kosovës. Nga BDI thonë se në kurriz të shqiptarëve qeveria e re po zgjidh problemet me Qytetin e Shkupit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë. Edhe si zakonisht, asnjë fjalë nga V-aza-LENët ndaj kësaj përbuzjeje, poshtërsimi, nënçmimi të shqiptarëve nga qeveria monoetnike. Qeveria e BDI i ndau 8 milion euro qytetit të Shkupit për bulevardin Hasan Prishtina që e lidh Shkupin me qarkoren në rrugën për Kosovë dhe nyjen që e lidh atë bulevard me Çairin, Butelin dhe Shuto Orizaren”, thuhet në reagimin e BDI-së.