Lajmet e reja

Toshkovski rezulton pozitiv me COVID, një javë do punon nga shtëpia

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se është pozitiv me Covid-19.

Siç informoi ministri, këtë javë ai do të kryejë detyrat nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave.

“Ju njoftoj se mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” pas testimit për Covid 19, rezultatet që mora janë pozitive. Këtë javë pune do t’i kryej detyrat i izoluar nga shtëpia deri në zhdukjen e simptomave”, ka shkruar Toshkovski në Facebook.