September 20, 2024
Maqedoni

Hidhet mjet eksplodues para një depoje në Vizbeg të Shkupit

Herët në mëngjes rreth orës 01:15 në SPB – Shkup është raportuar se në dalje nga Shuto Orizarja në drejtim të fshatit Vizbeg, Shkup, eshte hedhur mjet eksplodues para një depoje për materiale ndërtimore, në pronësi të I.T. 45 vjeçar nga fshati. Siç raporton portali lideri.mk, me këtë rast është dëmtuar dera hyrëse e objektit dhe një pjesë e inventarit.

Policia informon se nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i MPB-së – Shkup.