BallinaMaqedoni

Meta takim në Ohër me Mickovskin

Ish presidenti shqiptar, Ilir Meta, eshte takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Takimi eshte realizuar në Ohër, kurse kryeministri Mickovski eshte shoqeruar edhe nga zv/kryeministri Aleksandar Nikollovski dhe nga Ministri i mbrojtjes, Vlado Misajllovski.

“isha mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!
I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.
Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!”, deklaroi pas takimit për portalin Lideri.mk, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish presidnet i Shqipërisë, Ilir Meta.
“Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.
VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin”, shtoi Meta.