416 raste aktive me virus në Maqedoni
Aktivë me Kovid-19 janë 416 qytetarë në shtet, prej të cilëve 158 janë në Shkup. Sipas të dhënave dje të publikuara të Institutit për shëndet publik, nga 3.680 testet e bëra , janë regjistruar 19 raste të reja me Kovid-19, dy kanë vdekur, ndërsa 14 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.612, numri i pacientëve të shëruar është 149.722, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është 5.474.
Vaksinimi, zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në tërë vendin. Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët masivisht të paraqiten në vakcinacija.mk, pasi, siç thonë, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.
Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 454.104 qytetarë. Në pikat e vaksinimit në vend përfundimisht me ditën e pardjeshme, janë vaksinuar gjithsej 274.710 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e morën dje 5.834 qytetarë, ndërsa gjithsej 7.720 qytetarë janë vaksinuan. Gjithsej 473.853 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe 199.143 qytetarë janë rivaksinuar. Me shifrat e fundit, 50 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 45 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 38 për qind e popullatës mbi moshën 60 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë, njoftojnë nga Ministria.
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët këto ditë udhëtojnë për rivaksinim në Serbi dhe të cilët para tre muajve, më 27 dhe 28 mars e kanë marrë dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneka”, do të mund të rivaksinohen vetëm në qytetin ku e kanë marrë dozën e parë.