Kolumna

Me mbulesë apo pa mbulesë në kokë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po habitem se si aq shumë pluhur ngritet se si duhet të duket një kokë e një nëne, gjyshe, motre, vajze shqiptare. Pse aq shumë harxhojmë kohë kur në këtë kohë kemi aq punë të shumta dhe të rëndsishme që populli shqiptarë duhet të i zgjidhë, Janë shumë çështje kombëtare të cilët armiqtë ditë e natë punojnë për të na ndarë dhe për të na përçarë. Na kanë ndarë mes veti që herët duke na vu kufinj në trojet tona. Në vend që të bashkohemi të gjithë së bashku shqiptarët kudo që jetojnë pamarr parasysh fesë të cilës i takojmë dhe të arrijmë qëllimet tona kombëtare që akoma na kanë mbetur të pazgjidhura.
Shqiptarët gjithnjë kanë bë luftëra që të çlirohen nga kthetrat e armiqve që na i grabitën tokat tona me dhunë dhe mu për këtë edhe jetojmë në shumë shtete.Amaneti i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe jo të ndarë e të përçarë. Sa e sa gjak është derdhur. Sa e sa dëshmorë kanë rënë ndër shekuj. E sot disa janë ngritur lugat dhe merren me gjëra që nuk duhen të merren aspak. Merren me ate se a duhen vajzat, nënat, gjyshet, motrat tona të mbulojnë kokën e tyre me mbulesë apo jo.

Kjo për mua është humbje kohe dhe një absurd mbi absurdet kur kjo dihet mirëfilli se si duhet të jetë. Pra, për një të këtillë nuk duhet të vendosë askush. Kjo gjë zgjidhet nga vet personi se dëshiron të jetë me mbulesë apo pa mbulesë dhe të drejtën e askujt ne nuk mund të e ndalojmë. Kjo gjë zgjidhet vet nga dëshira e atyre që duan të vënë mbulesë në kokë dhe ato që nuk duan të vendosin mbulesën mbi kokën e tyre. Lirinë personale çdokujt që duhet të zgjidhë personi me dëshirën e vetë dhe pa imponime. Sipas meje në këtë kohë të pa kohë tek ne është ngritur aq shumë pluhur rreth mbulesës, kinse i kemi zgjidhur të gjithë çështjet tjera që na janë grumbulluar dhe na kanë mbetur të pazgjidhura e ne duhet të merremi me mbulesën. Ne duhet të merremi me shumë çështje kombëtare që janë shumë të rëndsishme për ne.

Mbulesa le të mbetet të zgjidhet me dëshirën e personit se donë të mbajë mbulesë apo nuk donë të mbajë. Asgjë dhe askujt nuk duhet të i imponojmë asgjë. Çdokujt të ia lëmë dëshirën dhe lirinë e vet personale që të e zgjidh vet personalisht.Sipas meje një përçarje të këtillë donë të na i iponojë dikush e ata janë armiqtë tanë e që ne nuk duhet të e pranojmë këtë ndarje dhe përçarje në mes vete, sepse uji shkon në mulli të armiqve me ndarjet dhe përçarjet tona.