Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, Këshilltari për Rini dhe Sport në Qeveri Gjorgji Tasev dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë Krum Efremov sot vizituan kompaninë Alkaloid Kiev – filialin e kompanisë farmaceutike AD Alkaloid Shkup në Ukrainë.
Kjo zyrë përfaqësuese është përgjegjëse për marketing etik dhe promovim të produkteve Alkaloid në tregun ukrainas.
Menaxheri i degës Dejan Karanfilov informoi për aktivitetin kryesor, aktivitetet aktuale të Alkaloid Kiev dhe planet për tregun ukrainas.
Alkaloid është një kompani e orientuar drejt eksportit dhe plason rreth 65% të prodhimit të saj në tregjet e pothuajse 30 vendeve.
Grupi Alkaloid ka 1,800 punonjës, nga të cilët më shumë se 530 janë të punësuar në degët jashtë Maqedonisë së Veriut.
Ministri Bekteshi përgëzoi 85 vjetorin e Alkaloid AD dhe i uroi sukses menaxhimit të Alkaloid Kiev për realizimin e planeve të ardhshme dhe theksoi se Ministria e Ekonomisë si përgjegjëse për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të punojë për krijimin e kushteve të favorshme të punës për kompanitë vendase jashtë vendit.