I lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup, filloren dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa siç shkruhet në biografinë e tij zyrtare, në këtë periudhë ka bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup. Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007. Studimet pasuniversitare i përfundon në vitin 2021 në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup – në drejtimin e shkencave politike.
Një kohë ka punuar në shtëpinë botuese “Logos-A”, duke qenë aktiv me shkrime publicistike në media të ndryshme shtypit dhe ato elektronike në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Në vitin 2011 e ka themeluar revistën “Shenja”, kryeredaktor i së cilës ka qenë deri në vitin 2014.
Nga viti 2014 hyn aktivisht edhe në jetën politike të Maqedonisë, duke e themeluar Lëvizjen Besa, ku një kohë e ushtron edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016 si dhe në zgjedhjet e 2020-tës Gashi u zgjodh deputet nga njësia zgjedhore 2.
“A mos doni ta shpëtoni edhe Ramiz Merkon që SHBA-ja e futi në listën e zezë? Mshele gojën ti… Mshele gojën kur jam tu fol une. Të lutem kujdes… kulurë elementare duhesh me tregu… turp! … idiot!”
Në 2018-tën Besa ndahet në dysh, pra në dy fraksione. Një pjesë mbeti me kryetarin e atëhershëm dhe të tanishëm të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, e një pjesë mbeti pa vulat e partisë, duke u detyruar për themelimin e një subjekti të ri, në viti 2019-tën, të cilin e pagëzuan Alternativa, kryetar i së cilës u zgjodh Afrim Gashi. Në 2024-tën edhe Kasami edhe Gashi u bënë sërish bashkë në kuadër të koalicionit VLEN.
Ai është i martuar dhe prind i tre fëmijëve, dy vajzave dhe